Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjumi para jacisë dhe bisedat pas jacisë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (2/532-533)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

23 – Tema lidhur me sqarimin se është e urryer për të fjetur para jacisë

568 – Muhammed bin Selam na tregoi: Abdul-Uehab eth-Thakafi na tregoi: Khalid el-Hadhdha na tregoi, nga Ebul-Minhal, nga Ebu Berzah i cili tregoi se:

“I dërguari i Allahut ﷺ e urrente gjumin para namazit të jacisë dhe bisedat pas jacisë.”

Profeti ﷺ e urrente gjumin para jacisë. Ai që bie në gjumë, ose mundet të hyj thell në gjumë dhe të humbet namazin, ose t’i prishet gjumi të zgjohet i padurueshëm dhe i shqetësuar. Shumë njerëz të cilët nuk flejnë mjaft zgjohen të padurueshëm dhe të shqetësuar. Ndoshta ata mbeten pastaj pa gjumë. Prandaj profeti ﷺ e urrente gjumin para jacisë.

Në lidhje me bisedat pas jacisë, kjo është për qëllim bisedat midis njerëzve. Megjithatë, dijetarët, përjashtojnë bisedën me gruan dhe mysafirin. Kjo është e padëmshme. Është jashtëzakonisht e dobishme bisedua me gruan. Kjo e bën familjen të jetë harmonike dhe e lumtur. Biseda të tilla janë çliruese për njerëzit.

Sa i përket bisedimit me mysafirin, kjo është e drejta e tij. Nëse mysafiri yt vjen tek ti pas jacisë, ti duhet të flasësh me të. Kjo është një mënyrë për të nderuar mysafir.

Përjashtim bëjnë gjithashtu studimet dhe diskutimet e në lidhje me dijen. Dëshmia e tyre është se Ebu Hurejre (radijAllahu anhu) e kishte zakon të qëndronte zgjuar deri natën vonë për të mësuar përmendësh hadithet e të dërguarit të Allahut ﷺ.

Edhe një përjashtim tjetër mund të shtohet; Të folurit në dobi të muslimanëve. Shembull i tillë është që pushtetarët të mblidhen për të diskutuar prosperitetin e vendit dhe të ngjashme.

Sikurse u tha, i dërguari i Allahut ﷺ urrente bisedat pas jacisë, për shkak të rrezikut për të humbur namazin e natës apo, edhe më serioze se kaq, të humbet namazin e sabahut në kohë, ose me xhemat (për meshkujt). Edhe mjekët e konstatojnë se është më mirë për të fjetur në pjesën e parë të natës. Në këtë mënyrë, gjithashtu e humbet këtë dobi. Por në qoftë se ka një shkak që rezulton në një dobi të përgjithshme ose të veçantë, atëherë kjo është e padëmshme.

Shpërndaje: