Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimet të cilat janë specifike për burrat

Alameh Bekr bin Abdullah Ebu Zejd

Burimi: Hiraset-ul-Fadileh, fq. 17-18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Prej gjykimeve që janë specifike për burrat është se ata janë përgjegjës për mirëmbajtjen e shtëpisë, ruajtjen e nderit të familjarëve, mbrojtjen e tyre nga veprimet e shëmtuara dhe t’i furnizojnë ata.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. En-Nisa, 4:34

Shikoni frytet e kësaj përgjegjësie të burrit dhe kujdesin që duhet pasur ndaj grave, ku Allahu në suretu et-Tahrim thotë:

“Allahu ua sjell shembull atyre që mohuan, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm…” 66:10

Fjala e Allahut ‘nën’ argumenton se gratë nuk kishin pushtet mbi burrat e tyre. Burrat ishin ata që kishin pushtet mbi gratë. Gruaja kurrë nuk është e barabartë me burrin apo më lart se ai. Një vendim tjetër që është specifik për burrat është profetësia dhe Shpallja. Kurrë nuk ka pasur gra profete apo të dërguar.

Allahu (te ala) ka thënë:

“Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i frymëzuam me shpallje.” 12:109

Komentuesit e Kuranit, kanë thënë se Allahu nuk ka dërguar gra të cilat kanë qenë profetë, e as engjëj, xhinë apo beduin.

Sa i përket shërbimeve publike dhe zëvendësimit të tij, siç janë çështjet juridike, administrative dhe çështjet autoritare të tjera si kujdestaria në martesë etj, këto i takojnë vetëm burrave.

Ka edhe shumë lloje të adhurimit që janë specifike për burrat. Shembuj të tyre janë detyrimi i Xhihadit, namazit të Xhumasë, faljes së namazeve me xhemat, thirrjes së ezanit dhe të tjera.

Burri është ai i cili e ka nën dispozicion shkurorëzimin , e jo gruaja.

Fëmijët i atribuohen burrit, e jo gruas.

Burri trashëgon dy herë më shumë sesa gruaja.

Pagesa e vrasjes (ed-dijetu) paguhet dy herë më shumë për vrasjen e burrit. E njëjta gjë vlen edhe për dëshminë, lirimin e skllevërve dhe akikan.

Këto janë disa shembuj të gjykimeve që janë specifike për burrat dhe kjo është kuptimi i fjalës së Allahut (te ala):

“…ndonëse burrat kanë një shkallë (më shumë përgjegjësie) mbi ato. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. El-Bakara, 2:228

Shpërndaje: