Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, nr 18453
Imam Abdul-Aziz bin Abdilah bin Baz
Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah Al esh-Shejkh
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Alameh Bakr bin Abdil-lah Abu Zejd
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Unë punoj në një dyqan ku shiten kompjuterë. Që kur kam filluar të punoj këtu, unë kam kopjuar këto programe për ti përdorur personalisht pa blerë origjinalin e tyre. Në këto programe shkruan teksti paralajmërues për kopjim ku theksohet se e drejta e kopjimit është e rezervuar; në të njëjtën mënyrë si ashtu siç shkruan në libra e drejta autoriale. Përveç kësaj, pronari i tyre mund të jetë mysliman apo jomysliman. Unë pyes nëse lejohet për të kopjuar këto programe në këtë mënyrë?”
Përgjigje: ”Nuk lejohet kopjimi i programeve që kanë “të drejtën autoriale të rezervuar” nëse pronari nuk jep lejen për një gjë të tillë. Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Myslimanët i përmbahen fjalës së dhënë.”
”Nuk është e lejuar të merret prona e një myslimani, nëse ai nuk ta jep ai atë me vet-dëshirë.”
”Kushdo që arrin tek e lejuara ka më shumë të drejtë në të.”
Kjo vlen pavarësisht nëse pronari është mysliman apo jomysliman, për aq kohë sa ai nuk është në luftë kundër nesh. E drejta e jomyslimanit duhet respektuar ashtu siç duhet respektuar e drejta e myslimanit.”