Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fatauah Nur ’ala Darb
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Kur e fali namazin më duken majat e gishtërinjve të këmbëve. Cili është gjykimi për këtë, a është namazi im i vlefshëm?
Përgjigje: Sipas shumicës së dijetarëve është e detyrueshme për gruan që të mbulojë këmbët gjatë faljes së namazit. Prandaj duhet të sigurohesh që këmbët e tua të jenë të mbuluara plotësisht qoftë me çorape apo me një veshje të gjatë që mbulon këmbët plotësisht.
Sa i përket namazeve të kaluara, lusim Allahun që të të falë. Megjithatë, nga tani e tutje duhet të jesh e kujdesshme në këtë çështje.
Kjo bazohet në hadithin e njohur që transmetohet nga Ummu Selemeh -radijAllahuanhu-, e cila u pyet:
Kjo është bazuar në hadithin e njohur që transmetohet nga Ummu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur me të), e cila u pyet:
“A lejohet që gruaja të falë namazin e veshur vetëm me fustan dhe vello?”
Ajo u përgjigj: ”Po, në qoftë se fustani është mjaft i gjatë që ti’a mbulojë pjesën e epërme të këmbëve.”
Transmetom Ebu Daudi 640.