Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi i ‘Sufizmit’ në Islam?”
Përgjigje: “Në Islam nuk ka Sufizëm. Kjo ideologji është e shpikur dhe nuk është prej Islamit. Kush është i ndikuar prej tyre duhet të pendohet tek Allahu i Lartësuar, të kthehet në Sunnet dhe në atë që kanë qenë të parët tanë të mirë (es-Selefus-salih), duke e praktikuar fenë e Allahut ashtu siç duhet, duke marrë për udhëzues të dërguarin salAllahu alejhi ue selem dhe Hulefai Rashidinët. Kjo është metodologjia e shëndoshë. Thotë profeti salAllahu alejhi ue selem:
ستفترق أمتي على ثلاث وسبعين فرقة، كلها في النار إلا واحدة. قيل فمن الناجية؟ قال: ما أنا عليه وأصحابي
“Do ndahet ummeti im në shtatëdhjetë e tre grupe, të gjithë do jenë në zjarr përveç njërit.” I thanë: “Cili është ai grup, o i dërguar i Allahut?’ Tha: “Ata të cilët i përmbahen rrugës sime dhe të shokëve të mi.”
Nuk ka paqe dhe shpëtim përveçse me të praktikuarit e metodologjisë së të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij. Sofizmi nuk është prej metodologjisë së të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem, as prej metodologjisë së shokëve të tij, dhe as prej metodologjisë së periudhave të arta, por është metodologji e shpikur në Islam. Në të ka lajthitje të shumta; ka mundësi që në sufizëm të gjejmë adhurim ndaj varreve, shirk dhe mbivlerësim të të vdekurve. Nëse është kështu, atëherë kemi kombinim në mes Sufizmit dhe shirkut.”