Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Na thoni diçka në lidhje me ryshfetin dhe efektin negativ që lë te vet personi apo tek një shoqëri e tërë?”
Përgjigje: “I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
لعن الله الراشي والمرتشي – و في رواية – و الرائش
“E ka mallkuar Allahu atë të cilin jep ryshfet dhe atë të cilin merr ryshfet.” Dhe në një transmetim është shtuar:
“Dhe atë të cilin ndërmjetëson në marrjen e ryshfetit.”
Këta që të dy janë të mallkuar. Vetë ryshfeti është padrejtësi, pasuri e ndaluar dhe fitim i fëlliqur. Gjithashtu, ai krijon efekte negative në shoqëri sepse i korrupton udhëheqësit, përgjegjësit e ndryshëm dhe punonjësit.
Ryshfeti krijon padrejtësi, i anashkalon dhe i nënçmon ata të cilët kanë të drejtë dhe i ndihmon të këqijtë.
Me këtë veprim shoqëria prishet qoftë nëse është në masë të madhe apo të vogël, qoftë nëse quhet ryshfet, meritë, “sa për një çaj”- siç e quajnë disa- dhuratë apo me ndonjë emër tjetër. Si do që të jetë, ryshfeti nuk është i lejuar në asnjë rast.”