Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi kafenetë, kinematë dhe hotelet me valltare

Komisioni i Përhershëm për Kërkimi dhe Fetva

Burimi: Fetuaja nr 6279/2

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi i Islamit të pastër në lidhje me shtetet islame që lejojnë të ketë hotele me valltare, kafene dhe kinema?

Përgjigje: Nuk është e lejuar për këto vende që t’i lejojnë këto gjëra, përkundrazi ata duhet ta mbrojnë popullin e tyre nga këto dhe nga çdo gjë tjetër që është e dëmshme. Përveç kafeneve që i përmendët ju, këtu mund të bëjmë sqarime shtesë: nëse në kafene shërbehen kafe, çaj dhe pije të ngjashme të lejuara, ndalojnë bixhozin, vallëzimin dhe gjëra të tjera të ndaluara, atëherë ajo është e lejuar. Dhe ekzistimi i vendeve të tilla, disa njerëzve ua lehtëson kryerjen dhe përmbushjen e nevojave që ata kanë në përditshmërinë e tyre.

Por, në qoftë se ka pirje të alkoolit dhe në to luhet bixhozi e lojëra të tjera të ndaluara, apo është një vend tubim për njerëzit e këqij, atëherë ndalohet ekzistimi i këtyre. Prandaj, udhëheqësi i shtetit duhet t’i heqë këto vende të tilla, për shkak të dëmit dhe të keqes që ato sjellin. Ndalimi i këtyre sjell rezultat shumë pozitiv në shoqëri dhe e ruan atë nga të këqijat, të cilat ndikojnë në fenë dhe moralin e shoqërisë.

Shpërndaje: