Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Marrja e fëmijëve në xhami – Komisioni i Përhershëm

Komisioni i Përhershëm për Kërkime  dhe Fetva
Fetvaja: 2/19853
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është dispozita e marrjes së fëmijëve në xhami? A prishet namazi i babait nëse i thotë fëmijës së tij: “shhëë” për ta qetësuar gjatë namazit? A lejohet të merren në xhami vajzat mbi moshën 6 vjeç?

Përgjigje: Së pari, nëse dikush i thotë qëllimisht fëmijës së tij: “shhëë” apo ndonjë fjalë tjetër për ta bërë të heshtë gjatë namazit, atëherë kjo veprim e bën namazin e tij të pavlefshëm. Por nëse e thotë këtë nga harresa ose për shkak të padijes për këtë çështje, atëherë namazi i tij është i vlefshëm.

Së dyti, nuk është e preferuar që vajzat nën moshën 7 vjeçare të merren në xhami për shkak se ato mund të shpërqendrojnë falësit dhe të humbasin turpin që duhet të kenë në prezencën e meshkujve. E nëse vajza është shtatë vjeç apo më e madhe, atëherë është e ndaluar që ajo të falet në të njëjtin rresht me meshkujt.

Allahu na dhëntë sukses! Salavatet dhe paqja qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: