Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi monedhën Bitcoin

Shejkh Sulejman bin Selim er-Ruhejli 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=o5W0-wonadc

Përktheu: Valdet Gashi

www.perltmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi shitblerjën e kriptmonedhës, që sapo është shfaqur e cila quhet Bitcoin?

Përgjigje: Kriptmonedha është një monedhë që i takon individëve. Ajo është krijuar nga individë dhe kështu nuk i nënshtrohet ndonjë rregullimi financiar të asnjë qeverie. Ajo nuk ka vlerë dhe përshtatet vetë dhe kështu nuk është e bazuar në asgjë. Nuk ka forcë ekonomike që ia jep vlerën e as origjinës të ndonjë lloji të cilës ajo i kthehet si p.sh. arit, argjendit apo të ngjashme që pastaj do t’i jep vlerë asaj. Përkundrazi, vlera e saj bazohet në luhatjet e tregut.

Nuk ka një organ qeverisës që e mbikëqyr atë ose një vend që siguron qarkullimin e saj si monedhë. Që do të thotë se është e mundur që pronari të mbyllë faqen e internetit dhe kjo do të jetë fundi i saj. Pra, përderisa çështja e saj është siç e kemi përmendur, nuk është e lejuar të përdoret ajo. Ajo nuk ka vlerë të tillë që të mund të blihet ose shitet në mënyrë të prekshme dhe nuk ka garanci. Prandaj, investimi i parave në të është një humbje e pasurisë. Ajo është si një flluskë, ju mahniteni nga ajo, aq më shumë që rritet, por mund të shpërthejë në çdo kohë dhe me siguri do të shpërthen.

Për shkak të kësaj, e shoh dhe -Allahu e di më së miri- se nuk është e lejuar të tregtohet me të. Po, ajo është duke lulëzuar tani dhe vlera e saj ka arritur mijëra dollarë që nuk kanë vlerë. Sidoqoftë, realiteti është faktori përcaktues, dhe mbi ne është që të punojmë me papajtueshmërinë e saj për derisa çështjet e saj janë siç u përmendën.

Shpërndaje: