Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi përdorimin e rrjeteve të ndryshme sociale Twitter, Facebook etj

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Data e fetvas: 24/1-1433 ose 20/12-2011
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Pyetja ka të bëj me rrjetet të ndryshme sociale, faqe të ndryshme të shkëmbimeve\ shfaqjeve të informacioneve, videove, audiove e mesazheve të shkurtra siç janë: WhatsApp, Twitter, Facebook dhe rrjete e forume të ndryshme, të cilat në gjirin e tyre kanë një numër të madh të përdoruesve, ku komunikimi dhe përhapja e fjalëve bëhet në mënyrë të shpejtë.

Nganjëherë në to gjejmë shumë gjëra pozitive, ku anëtarët e tyre i përhapin ato, qofshin ato dua e dhikre të ndryshme etj., thënë thjeshtë, në to gjejmë përzierje ndërmjet anëve pozitive e negative. Si mund t’i edukojmë fëmijët tanë në këtë drejtim?”

Përgjigje: “Duhet qëndruar larg prej tyre dhe duhet shmangur nga ato sa më shumë që është e mundur. Ato ndikojnë në mënyrën e të menduarit. Ndikojnë gjithashtu tek njerëzit që u ka mbetur xhelozi në çështje të fesë, atëherë kur ata shohin kritikat e të tjerëve ndaj çështjeve të fesë apo dijetarëve.

Pra, ato do të ndikojnë dhe do i shqetësojnë ata. Prandaj, duhet qëndruar larg prej tyre aq sa është e mundur.

Sa për personin i cili ka aftësi, njohuri, dijeni, instinkt dhe mund të dallojë në mes të mirës e të keqes dhe synon që me përdorimin e tyre të përfitoj gjërat e hajrit dhe t’i përhapë ato, e të paralajmërojë ndaj së keqes dhe ta refuzojë atë; -nëse është kështu nuk ka asgjë të keqe dhe ky është një veprim i mirë. Mirëpo, kjo gjë me vete bartë edhe rrezikun vështirësinë për të shpëtuar i pastër.

Si do që të jetë, largimi dhe qëndrimi larg gjërave të tilla, nuk ka dyshim se është më sigurt që njeriu të jetë më i pastër, më i qetë në mendje dhe larg gjërave të liga.”

Shpërndaje: