Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cila është këshilla juaj për atë që fotografon bisedat personale (screenshot) midis tij dhe vëllait të tij dhe pastaj i përhap ato.
Përgjigje: Kjo është tradhti. Kjo është tradhti; që një person të flet me vëllain e tij në telefon ose duke përdorur një nga këto mjete sikurse WhatsApp dhe pastaj ai e përhap atë në mesin e njerëzve.
Kjo është tradhti, përveç nëse bëhet me lejen e tij. Nëse një person është duke folur me vëllain e tij dhe pastaj largohet, biseda mes tyre është amanet (përgjegjësi mes tyre)…
Atëherë, si qëndron puna me atë që konsiderohet në mesin e njerëzve të jetë amanet?! Kjo është tradhti, qoftë nëse bëhet për mirë ose keq.
Që një person të fotografojë një bisedë që u zhvillua midis tij dhe vëllait të tij dhe pastaj e përhap atë pa lejen e tij. Kjo është tradhti dhe nuk lejohet. Është obligim për njerëzit që t’i japin fund këtij veprimi.