Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Mbrëmë, ju thatë se ai i cili nuk bën tebdi’ mbi ndonjë bidatçi, ai person nuk është i tillë sikurse vetë ai bidatçiu; dhe nuk është e detyrueshme që të pasohet ai i cili bën tebdi’ mbi të. Kurse, disa prej dijetarëve kanë theksuar se kush nuk bën tebdi’ mbi bidatçiun, ai futet në të njëjtën kategori me atë (bidatçiun). Pyetja është: Kundërshtimet (në mes të dijetarëve) në lidhje me këtë çështje a janë vetëm verbale…?”
Përgjigje: ”Bidatçitë, gjendja e të cilëve është e qartë, pra: janë larg Sunnetit dhe nuk janë prej Ehlus-Sunetit, përkundrazi e luftojnë Sunnetin.
Pra, është fjala për ata të cilët janë në një luginë dhe Sunneti ndodhet në një luginë tjetër. Kur është fjala për këta njerëz, nuk ka dyshim se kush nuk i bën tebdi’ këta, edhe vetë është bidatçi.
Ndërsa, kur është fjala për njerëz nga Ehlus-Sunneti, të cilët bëjnë ndonjë gabim apo kanë keqkuptuar ndonjë gjë, ata nuk janë sikurse ata që i përmendëm më herët. Andaj, nuk thuhet se ai i cili nuk bënë tebdi’ mbi ta edhe ai vetë është bidatçi!”