Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)
Burimi: ”Fetaua Erkanul-Islam”, pyetja nr. 14
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi lidhur me personin i cili pretendon se ka njohuri rreth gajbit (të së fshehtës)?”
Përgjigje: “Kushdo që pretendon se ka njohuri rreth gajbit, është kafir, kështu ngase ai akuzon Allahun (Azze ue Xhel) me gënjeshtër, kur dihet se Allahu (Te’ala) thotë:
قُل لَّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الْغَيْبَ إِلَّا اللَّهُ وَمَا يَشْعُرُونَ أَيَّانَ يُبْعَثُونَ
“Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në tokë, nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjohurën), as nuk do ta dinë se kur do të ringjallen.” 1
Nëse Allahu (Azze ue Xhel) urdhëroi Profetin e Tij Muhamedin (salAllahu alejhi ue selem), që t’ia shpallë njerëzve se askush në qiej dhe në tokë nuk ka njohuri rreth gajbit përveç Allahut, atëherë ai i cili pretendon një gjë të tillë, ai e akuzon Allahun me gënjeshtër. Këtyre u themi: “Si mund të keni njohuri rreth gajbit kur as Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk kishte njohuri rreth tij? A mos jeni ju më fisnik e më të mirë sesa i Dërguari (salAllahu alejhi ue selem)?!”
Nëse ata thonë se janë më fisnik e më të mirë se i Dërguari (salAllahu alejhi ue selem), ata bëhen kufar. E nëse ata thonë se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është më fisnik dhe më i mirë se ta, ne u themi: “Pse nuk iu dha pra atij dituria rreth gajbit, ndërsa juve po?” Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë për Veten e Tij:
عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَايُظْهِرُ عَلَى غَيْبِهِ أَحَدًا {26} إِلَّا مَنِ ارْتَضَى مِن رَّسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِن بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَدًا {27}
“Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt përveç të dërguarve që ka zgjedhur. Para dhe pas tyre Ai vë mbikëqyrës (engjëj).” 2
Ky është argument tjetër që sugjeron kufrin e atij që pretendon se ka dituri rreth gajbit. Allahu (Te’ala) ka urdhëruar profetin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) që të thotë:
قُل لاَّ أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَآئِنُ اللّهِ وَلا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلا أَقُولُ لَكُمْ إِنِّي مَلَكٌ إِنْ أَتَّبِعُ إِلاَّ مَا يُوحَى إِلَيَّ قُلْ هَلْ يَسْتَوِي الأَعْمَى وَالْبَصِيرُ أَفَلاَ تَتَفَكَّرُونَ
“Thuaj: “Unë nuk ju them se zotëroj thesaret e Allahut apo se e di të padukshmen dhe as nuk them se jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet.” Thuaj: “A barazohet i verbri me atë që sheh? A s’po mendoni?” 3
1 En-Neml 27:65
2 El-Xhin 72:26-27
3 En-Aam 6:50