Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi të emëruarit e fëmijës me disa emra

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Tuhfat-ul-Maudud bi Ahkam-il-Maulud, fq. 156-157
Maktabah Ibn Tejmijehh, 1420/1999

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Qëllimi i të emëruarit të njeriut është që ai të njihet e të dallohet nga të tjerët. Dhe është më mirë të emërtuarit me një emër të vetëm pasi që është e mjaftueshme. Megjithatë është e lejuar që një njeri të ketë më shumë se një emër apo të ketë një emër, një nofkë dhe një pseudonim.

Sa i përket emrave të Zotit (te ala), emrat e librit Tij dhe emrat e të dërguarit, ata nuk hyjnë në të njëjtën kategori.  Me emrat që tregojnë falënderim dhe lavdërim, emërtohet vetëm Ai dhe ato i takojnë vetëm Madhështisë dhe Përsosmërisë së Tij. Allahu (te ala) ka thënë:

”Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj lutjuni Atij me to.” El-A’raf, 7:180 

Në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit transmetohet nga Xhubejr ibnu-l-Mut’im se i dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Unë kam pesë emra: Muhammed, Ahmed, el-Mehi me të cilin Allahu do ta shfarosë kufrin, el-Hashir (mbledhës) nën këmbët e të cilit do të tubohen njerëzit dhe el-‘Akib (sepse ai është profeti i fundit).”

Shpërndaje: