Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi mbi të përqeshurit e Sunnetit

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Fetvaja nr. 2/16502

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi mbi të përqeshurit e Sunnetit me qëllim për ta irrituar një person? A është e ndaluar kjo?

Përgjigje: Përqeshja e Sunnetit të dërguarit të Allahut ﷺ është mosbesim dhe dalje nga Islami, madje edhe nëse kjo bëhet vetëm për shaka ose që të irritojnë (zënë ngushtë me fjalë) dikë. Allahu (te ala) thotë:

وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ قُلْ أَبِاللّهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ {65} لاَ تَعْتَذِرُواْ قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ

“Nëse i pyet (përse tallen), ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljen dhe të dërguarin e Tij po talleni?!” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët besuar.”  9:65-66

Tek Allahu është i gjithë suksese! salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen e tij dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: