Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses! Tekbiret që thuhen gjatë natës së bajramit dhe po ashtu në mëngjesin e ditës së bajramit, a thuhen në mënyrë kolektive dhe njëzëri?
Përgjigje: Jo, kjo është bidat, thënia tekbir në mënyrë kolektive dhe njëzëri është bidat. Secili thotë tekbir vetmas, secili thotë tekbir vetmas e nuk thonë tekbir kolektivisht sepse kjo është bidat, nuk është transmetuar se selefët thoshin tekbir kolektivisht, dhe kjo e shndërron tekbirin në këngë dhe ilahi, dhe kjo është e ndaluar.