Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi ndaj fëmijëve të vdekur të kufarëve

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/1686

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Fëmija i cili ka lindur prej dy prindërve kufarë dhe vdes para se të arrij moshën madhore, a konsiderohet mysliman apo jo? Duke pasur parasysh hadithin e profetit -صلى الله عليه وسلم- ku thotë:

“Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij…….”.

Nëse është mysliman, a është obligim për myslimanët ta pastrojnë atë dhe t’ia falin atij xhenazen? Na këshilloni Allahu ju shpërbleftë.”

Përgjigje: ”Nëse vdes duke mos arritur moshën madhore në mesin e prindërve të tij jobesimtar, gjykimi ndaj tij është sikurse gjykimi ndaj prindërve të tij në dispozitat e kësaj bote, pra, nuk pastrohet, nuk i falet namazi i xhenazes dhe nuk varroset në varret e myslimanëve. Ndërsa në ahiret çështja i takon Allahut. Transmetohet se i dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم- kur u pyet për fëmijët e mushrikëve tha :

“Allahu e di çfarë ata vepronin.”

Disa dijetar kanë thënë se Allahu سبحانه و تعالى ditën e gjykimit do t’i testoj ata siç i teston ehlul-fitrah (ata të cilët nuk u ka arritur thirrja hyjnore) dhe të ngjashëm si ta. Nëse pranojnë dhe i përgjigjen do të hyjnë në xhennet, e nëse kundërshtojnë do të hyjnë në zjarr. Në lidhje me këtë kanë ardhur hadithe autentike nga i dërguari i Allahut -صلى الله عليه وسلم-, për provimin që do ta ken ehlul-fitre në ditën e gjykimit, do të jen ata të cilët nuk u ka arritur thirrja hyjnore, dhe ata të cilët hyjnë në këtë dispozitë, si fëmijët e mushrikëve.

Thotë Allahu në Kuran:

وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّى نَبْعَثَ رَسُولًا

“Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se t’u dërgojmë atyre të dërguar.”

Kjo është thënia më e sakët që është thënë për ehlu el-fitreti dhe të ngjashëm si ata të cilëve nuk u ka arritur thirrja hyjnore, këtë mendim ka zgjedhur Shejkh-ul-islam Ibën Tejmijeh dhe nxënësi i tij Ibnul-Kajimi, dhe shumë të tjerë prej të parëve (selefëve) dhe të më vonshmëve. Allahu i mëshiroftë të gjithë.”

Shpërndaje: