Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për anestezionin

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. (3685)

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz

Zëvendës: Abdurr-Rrazak bin Afifi

Anëtar: Abdullah el-Ghudejjan

Anëtar: Abdullah bin Kuud

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë thotë Islami rreth anestezionit para operacionit? Ka dy lloje të anestezionit:

1 – Anestezion i plotë ku pacienti humbet plotësisht vetëdijen. Ky anestetik përdoret për operacione që nuk mund të ndodhin pa një anestezi të tillë.

2 – Anestezioni i pjesshëm, që përdoret kur pacienti operohet në gjysmën e poshtme të trupit. Në këtë rast, gjendja e pacientit është normale, por ai nuk ndjen dhimbje gjatë operacionit.

Përgjigje: Veprimi lejohet sepse përfitimi është më i madh me kusht që pacienti zakonisht të ndihet mirë nga kjo.

 

Shpërndaje: