Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për arin e bardhë tek meshkujt

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Fetaua Xhudeh (17 A)

Përgatiti: www.perlat-muslimane.com

Unaza e cila i nënshtrohet një procesi kimik, në mënyrë që ajo nga kjo e humb ngjyrën natyrore të artë të saj dhe shndërrohet në ngjyrë të bardhë, dhe kështu quhet si “ari i bardhë”, mbetet ende një unazë ari, edhe nëse ajo ka një ngjyrë tjetër. Kjo nuk është e lejuar për meshkujt. Në fakt, kjo mund të jetë edhe më e ndaluar se sa ari i zakonshëm, sepse këtu ka një dredhi për t’iu shmangur ndalimit të arit sipas sheriatit. Më e pakta që mund të themi është se kjo unazë prej ari të bardhë ka të njëjtin gjykim sikurse ari i zakonshëm me ngjyrë të vet, i cili nuk i ka rezistuar ndryshimeve të cekura. Megjithatë, kjo është më keq, sepse ata përpiqen të lejojnë atë që sheriati e ka ndaluar.

Shpërndaje: