Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për imazhet që gjenden në gazeta dhe revista Islame

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr: 2296

Anëtar: Abdullah bin Kuud
Anëtar: Abdullah ibn Ghudejjan
Nënkryetar: Abdurr-Rrezak
Presidenti: Abdul-Aziz ibn Abdullah bin Baz

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi në lidhje me imazhet që gjenden në gazeta dhe revista Islame të cilat i blejmë? A është e lejuar të posedojmë dhe ti ruajmë fotografitë përkujtim pa i varur ato në mur?

Përgjigje: Nuk është e lejuar ruajtja e fotografive të cilat janë bërë për shkak të perkujtimit, por ato duhet të shkatërrohen, sepse orofeti ﷺ i tha Aliut (radija Allahu anhu):

”Të mos lësh figurë pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”

Transmeton Muslimi (969).

Kur është fjala për imazhet (fotot) që i gjen në një libër, në një reviste ose në një gazet të cilën ju duhet ta mbani, ju mund t’i fshini ato edhe po qoftë vetëm kokën.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

Shpërndaje: