Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr. 20961
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për marrjen dhe dhënien e gjërave me dorën e majtë, a kjo është haram (e ndaluar) apo mekruh (e urryer)?
Përgjigje: Sipas transmetimeve autentike, është e ndaluar të japësh dhe të marrësh gjëra me dorën e majtë. Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë se profeti ﷺ ka thënë:
”Duhet ngrënë me dorën e djathtë, duhet pirë me dorën e djathtë, duhet marrë me dorën e djathtë dhe duhet dhënë me dorën e djathtë, sepse shejtani ha me dorën e majtë, pi me dorën e majtë, jep me dorën e majtë, dhe merr me dorën e majtë.” (Ahmedi dhe Ibn Maxheh).