Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për marrjen e borxhit për umre apo haxh

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të marrë borxh me qëllim për të bërë umren?

Përgjigje: Nuk është e udhës që ai të marrë borxh për të kryer umren sepse nëse ai është në vështirësi financiare dhe nuk ka mundësi për të shkuar në umre apo haxh atëherë ai nuk është i detyruar t’i kryejë ato derisa të jetë në gjendje ta bëjë këtë. Prandaj nuk duhet të marrë borxh dhe të ngarkojë ndërgjegjen e tij me barrë.

Shpërndaje: