Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Një i ri nga shiitët ka kërkuar dorën e një femre nga Ehlus-Sunneti. A i lejohet asaj të martohet me të? Cili është gjykimi nëse kjo nuk lejohet? Çfarë e këshillon atë, duke e pasur parasysh se vendi në të cilën ajo jeton, i atribuohet Ehlus-Sunnetit dhe e lejojnë një martesë të ngjashme?”
Përgjigje: “Nuk është e lejuar që ajo të martohet me atë i cili është shiit -Ithna ‘Asherijjeh. Nuk është e lejueshme për kujdestarin e saj që atë t’ia japë ndonjë pjesëtari të këtij grupi. Ajo nuk është e lejuar për atë dhe ai nuk është i lejuar për të.
Nuk është e lejueshme për myslimanin që të martohet me një grua shiite, derisa ajo ta braktisë besimin dhe medhëhebin saj. Kështu ngase asnjëra palë nuk përputhet me palën tjetër, as në çështje të besimit bazë, e as në dashurinë ndaj të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhe shokëve të tij. Ruajuni që të mos ia jepni bijat tuaja atyre që nuk janë të lejuara për to.”