Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Fetauah fil ‘Akideh uel-Menhexh
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Personi që nuk i plotëson kushtet e shahadetit a do të hyjë në xhenet apo në zjarr?
Përgjigje: Kushdo që nuk i plotëson kushtet e fjalës La ilahe ilAllah hynë në zjarr. Kjo është e qartë! Nëse nuk jeni të sinqertë (mukhlis), i besueshëm (sadik), i bindur (mustakim), nëse nuk ke dashuri për Allahun, nëse nuk jeni i nënshtruar e as nuk ke dituri për kuptimin e saj.
P.sh të thuhet “La ilahe ilAllah – Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut” dhe e shpjegon me këtë “La Khalik il-Allah” (nuk ka krijues pos Allahut) ose “s’ka Furnizues tjetër pos Allahut”, e pakta që mund të thuhet në lidhje me këtë është se personi është nga grupet e devijuara nëse ne do t’ia gjenim një justifikim këtij personin, për shkak të injorancës së tij. Ngase kuptimi i saj është “La ma’bude bihakkin ilAllah” – Nuk adhurohet me të drejtë askush përpos Allahut.