Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për ta kuruar magjinë me magji

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa

Ligjërata: El-Ferk bejnet-Tejsir esh-Sher’i uel-Mu’asir

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është vendimi për kurimin e magjisë me magji?

Përgjigje: Nëse është e lejuar për ta kuruar magjinë me mosbesim, atëherë është e lejuar për ta kuruar atë edhe me magji. Ngase magjia është mosbesim. Allahu (te’ala) ka thënë:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ

“E Sulejmani nuk mohoi. 2:102

Jehudët e akuzuan Sulejmanin (alejhis-selam) se ka përdorur magjinë dhe se ka marrë kontrollin mbi xhinët me anë të magjisë. Allahu e shfajësoi atë nga kjo duke thënë:

وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ

“E Sulejmani nuk mohoi.” 2:102

Allahu i Madhëruar, nuk tha se ai nuk e ka praktikuar magjinë. Por tha se ai nuk ka bërë mosbesim. Kjo dëshmon se magjia është mosbesim. Çfarë është edhe më e qartë, është se kjo ishte edhe gjendja e dy engjëjve:

وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ

“Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magjinë, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në sprovë, andaj ti mos u bë mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)! 2:102

A është e lejueshme për të shëruar veten me mosbesim? Allahu nuk ka dërguar ndonjë sëmundje përveçse Ai e ka dërguar edhe ilaçin. Kushdo që e di atë ilaç, e di! Dhe ai që nuk e di atë ilaç, nuk e di. Allahu i Lartësuar në asnjë mënyrë nuk e ka bërë që mosbesimi (kufri) të jetë ilaç për njeriun. Në fakt, Allahu madje as nuk ka lejuar substancat e ndaluara të jenë ilaç për njeriun.

Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: 

“Mos u kuroni me të ndaluarën.”

Transmeton Ibn Mes’udi, gjë të cilën edhe Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) e ka thënë:

“Allahu nuk e ka lënë ilaçin në atë që Ai e ka ndaluar për ju.”

Pra, pasi që nuk është e lejueshme për tu kuruar me substanca të ndaluara, si të jetë e lejuar shërimi me magji (e cila është kufër)?”

Shpërndaje: