Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/2190
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nëse gruaja shkon tek gjinekologia dhe gjatë kontrollit bëhet e qartë se fëmija në barkun e saj ka deformime në krijimtari, a është e lejuar që në këtë rast ajo të abortojë?
Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Është obligim që ajo ta mbaj në barkun e saj. Ku e di, ka mundësi që Allahu të ndryshoj problemin në fjalë?! Apo, ka mundësi që mjekët të dalin me përfundime të ndryshme në lidhje me shëndetin e mundshëm të fëmijës, kurse në realitet fëmija lind i shëndoshë! Gjithashtu, duhet ditur se Allahu i sprovon robërit e tij me të fshehtën dhe atë që është e dukshme. Andaj, nuk është e lejuar ta abortosh fëmijën për shkak se mjekut në fjalë i duket se fëmija ka deformim, përkundrazi, është e obligueshme që fëmija të mbahet në barkun e nënës. Dhe, në rast se pas lindjes shihet se ka deformimin e tillë, atëherë prindërit le ta falënderojnë Allahun dhe le të jenë të durueshëm, ta edukojnë ashtu siç duhet dhe le të shpresojnë në shpërblimin e madh nga ana e Allahut. Gjithashtu, le të kontaktojnë me aksesorët shtetërorë përgjegjëse për sëmundje/deformime të tilla, ngase kjo është diçka pozitive. Gjithashtu, ka mundësi që ky deformim të ndryshoj edhe pas lindjes. Për shembull, ka mundësi që deformimi i tillë të mbetet vetëm deri në muajin e pestë apo deri në muajin e gjashtë, dhe pastaj të largohet, të shërohet dhe kështu të mos ketë asnjë problem fëmija.