Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të agjëruar vetëm ditën e hënë apo vetëm ditën e enjte

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah, (15/386-387)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë nuk mund të agjëroj të enjteve për disa shkaqe. A është e mjaftueshme që të agjëroj vetëm të hënave apo duhet patjetër t’i agjëroj që të dyja?

Përgjigje: Nuk ka të keqe nëse agjëron vetëm njërën ditë e jo edhe tjetrën. Është i rekomandueshëm agjërimi i këtyre dy ditëve dhe kjo nuk është e detyrueshme. Kushdo që agjëron këto dy ditë apo njërën prej tyre, ai është në një gjendje shumë të mirë.

Pra, nuk është i detyrueshëm agjërimi i këtyre dy ditëve por është i rekomanduar duke u bazuar në hadithet autentike të profetit ﷺ.

Shpërndaje: