“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të dëgjuar hytben në një gjuhë që nuk e kupton

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (16/35)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e detyrueshme për të dëgjuar hytben e xhumasë nëse hatibi flet në një gjuhë të cilën nuk e kupton?

Përgjigje: Fjalët e Allahut -te ala- janë të qarta:

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse e dini!” El-Xhumuah, 62:9

se është e detyrueshme për të marrë pjesë edhe nëse hatibi nuk flet arabisht dhe dëgjuesi nuk e kupton atë. Prandaj, ne i themi personit të shurdhër që të marrë pjesë në hytben e xhumasë edhe pse ai nuk e dëgjon atë. Në mënyrë të ngjashme ne i themi atij që është i pranishëm që të mos flet kur imami mban hytben pasi që ndalesa e të folurit gjatë hytbes është e përgjithshme. Sikurse u tha nuk ka rëndësi nëse personi i pranishëm është i shurdhër ose nuk e kupton hatibin.

Shpërndaje: