Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi
Burimi: http://www.olamayemen.net/Default_ar.aspx?ID=2050
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për të mësuar tek pasuesit e Bidateve?”
Përgjigje: “A je i kënaqur që djali yt ta bëjë këtë? A nuk e di se shoku ndikon tek shoku i tij? A nuk e di se i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
المرء على دين خليله فلينظر أحدكم من يخالل
“Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj ki kujdes se me kënd shoqërohesh.”
Hadithi është transmetuar nga Ebu Davudi dhe Tirmidhiu me zinxhir të mirë nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu).
I këshilloj vëllezërit e mi, dhe feja është këshillë, mos u pajto që djali juaj, vëllai juaj apo edhe vetë ju të kërkoni dije tek Pasuesit e Epsheve.
Ekziston rreziku që një ditë t’i bësh bidatet e njëjta si mësuesi yt, duke të futur edhe ty në bidatet e tij. Elhamdulilah, Allahu na ka mundësuar që të kemi mjaft njerëz të cilët ua mësojnë të tjerëve Kuranin dhe Sunnetin pa bidate.
Ti je përgjegjës për djalin tënd, je i detyruar që t’ia duash atij më të mirën, ti je përgjegjës për djalin tënd. Thuaj atij që të kërkojë dituri tek ndokush i veçantë. Zgjedhja një person nga mesi i atyre që kanë akide dhe metodologji të pastër.”