Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të mos thirrur në Teuhid për t’i ikur problemeve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Maftuh (167 B)

Data e fetvas: 15.6.1418 ose 17.10.1997

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Është një person i cili thërret në Islam në një vend ku ka më shumë pasues të bidateve, i cili thërret në vepra të mira në vend që të thërret në Teuhid, kështu shkaku që të mos ketë konfrontime me ta. A është kjo gjë e lejuar?”

Përgjigje: “Kjo bazohet në atë se qëllimi i thirrjes është udhëzimi. Prandaj, nëse ai mendon se mund t’i udhëzojë ata pa i dënuar gabimet e tyre në çështje të Teuhidit, edhe pse ai ka ndërmend të flasë për Teuhidin ndonjëherë, por fillimisht dëshiron t’i bind ata në çështje të namazit në dhënien e zekatit, në agjërim dhe të bërit e haxhit e pastaj të marrë hapin e Teuhidit, atëherë unë shpresoj që nuk ka të keqe në këtë. E nëse ai nuk dëshiron fare të flasë për Teuhid për shkak se kjo shpie drejt së keqes e kështu me radhë, kjo gjë nuk është e lejuar. Mirëpo, nëse ai e përdor këtë metodë në mënyrë që të arrijë deri tek temat e Teuhidit, nuk besoj që ka të keqe.”

Shpërndaje: