“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të ndenjur me bidatçitë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Çfarë është gjykimi për të ndenjur me bidatçitë duke u afruar sa më afër tyre në mënyrë që t’ua mësojmë fenë e vërtet?”

Përgjigje: ”Mos ju afro kurrë Pasuesve të Bidatit! Ata do të ndikojnë në ty dhe ti do të mëkatosh për shkak se do rrish me ta. Largohu nga ata përveç ku është e nevojshme që të debatohet me ta e t’u shpjegohet e kota në të cilën ata gjenden, ndërsa ti je i përgatitur për një gjë të tillë atëherë nuk ka të keqe, por edhe kjo duhet të ketë kufirin e vet.

Por kush janë Pasuesit e Bidateve? Në ditët e sotme disa prej njerëzve, secilin që i kundërshton ata, i konsiderojnë bidatçi!

Kjo vlen veçanërisht për të rinjtë – Allahu i udhëzoftë ata. Ata besojnë se çdo njeri që nuk e ka të njëjtin mendim me ta është bidatçi.

Bidatet kanë rregulla të caktuara që janë sqaruar nga i dërguari salAllahu alejhi ue selem:

“Kush shpik në çështjen (fenë) tonë atë që nuk është prej saj ajo gjë është e refuzuar.”

Dhe në një hadith tjetër, thotë:

“Ruajuni nga gjërat e shpikura (në fe), sepse çdo gjë e shpikur është risi dhe çdo risi është devijim.”

Kur është fjala tek gjërat e shpikura, është për qëllim ato të shpikurat në fe. Kurse të shpikurat që kanë të bëjnë me adetet, veshjen, prodhimet, ushqimet dhe pijet, nuk thuhet se ato janë risi.

Risitë që kanë të bëjnë me fenë janë: të futet diçka në fe prej gjërave që s’janë prej saj! Kjo është kuptimi i Bidatit.”

Shpërndaje: