Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të ndërruar emrin pas hyrjes në islam

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu’ Fataua ue mekalat muteneui’ah (18/55)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e detyrueshme për të ndryshuar emrin si George, Josef -e të ngjashëm – pas hyrjes në fe?”

Përgjigje: “Jo nuk është e detyrueshme të ndryshosh emrin në rast se ai emër nuk do të thotë se ai është rob i dikujt tjetër pos Allahut. Megjithatë është ligjëruar të korrigjohet emri nëse është nevoja. Është e mirë të ndryshosh një emër të huaj për një islam, por kjo nuk është e detyrueshme.

Në qoftë se emri është Abdul-Mesih (rob i Mesihut) dhe të ngjashme, atëherë duhet të ndryshohet patjetër. Pra, në qoftë se emri e ka kuptimin se ai është rob i dikujt tjetër pos Allahut atëherë është e detyrueshme të ndryshohet, ndërsa emrat si Paul dhe George, nuk obligohet që të ndryshohen. Sepse, këta emra janë të ruajtur nga të myslimanët, të krishterët dhe të tjerët.”

Shpërndaje: