Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Huda uen-Nur (189)
Pyetësi: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Ka disa pyetje në fikh.
Pyetje: Cili është gjykimi për t’i bërë përshëndetje ushtarake flamurit kombëtar?
Përgjigje: Kjo i përket tiparet evropiane dhe tipareve të kufarëve që ne jemi ndaluar plotësisht që t’i pasojmë. Nuk është e lejuar për ndonjë vend të vërtetë musliman që t’i merr zakonet e kufarëve.
Pyetja ka të bëjë, megjithatë, për ata që e bëjnë atë vullnetarisht. Është pushtetari musliman që nuk ka asnjë njeri tjetër në pushtet mbi të i cili mund t’i ndryshojë këto tradita të kufarëve dhe t’i zëvendësojë ato me ato Islame.
Sa për punëtorin apo ushtarin i cili nuk mund të bëjë diçka tjetër përveçse ta pasojë këtë devijim, atëherë ky veprimin hynë në fjalët e profetit ﷺ:
”Kushdo nga ju që sheh diçka të keqe, le ta ndryshojë me dorën e tij, dhe nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë ta ndryshojë me gjuhën e tij, dhe nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë (ta urrejë) me zemrën e tij, por ky është besimi më i dobët.”
Ne e dimë se këto probleme janë të shpeshta në disa vende Islame pasi që ato i përkasin traditave të kufarëve. Në disa vende Islame është e ndaluar që ushtari të ketë mjekër. Shumica e njerëzve i rruajnë mjekrat e tyre kur ata të fillojnë shërbimin ushtarak. Disave ju rruhen kundër vullnetit të tyre. Disa njerëz, dhe ata janë një numër vërtetë i vogël, që këmbëngulin dhe durojnë me dënim dhe burgim. Pastaj Allahu u jep atyre fitoren dhe kështu ata shërbejnë në ushtri me mjekra ndryshe nga mijëra të tjerë. Kjo çështje ka të bëjë me fuqinë e besimit.
Pyetje: Vetëm të qëndruarit para një flamuri, a ndikon kjo në teuhidin e personit?
Përgjigje: Absolutisht. Kjo ndikon në Islamin e personit dhe sheriatin dhe në rregullat e mirësjelljes. Ky nderim të kujton nderimin që i përkushtohet statujave. Ky flamur nuk është asgjë më shumë se një copë leckë.