Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – Uthejmin (2)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

 Sherhul-Mumti (7/517-518)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është shumë e rekomanduar të theret kurban për festën e Kurban Bajramit. Profeti ﷺ preu kurban për dhjetë vite radhazi dhe i nxiste të tjerët për një gjë të tillë duke thënë: 

“Ai i cili ka mundësi të therë dhe nuk e bën këtë, mos t’i afrohet vendit tonë të faljes.”

Ai demonstroi para tjerëve therjen e kurbanit që t’ua bënte me dije shokëve të tij se kjo është një prej adhurimeve në Islam, duke i marrë me vete kafshët për t’i therur në vendin e faljes së namazit të Bajramit, gjë për të cilën dijetarët Islam nuk janë të pajtimit se a është obligim apo e pëlqyer.

Ebu Hanife -Allahu e mëshiroftë- dhe pasuesit e tij thonë se therja është obligim dhe ai i cili ka mundësi të therë dhe nuk e bënë këtë, ai ka bërë mëkat.

Shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh -Allahu e mëshiroftë- thotë se ky mendim ka bazë të fortë pasi që akti i tillë është një adhurim të cilin Allahu e ka përmendur së bashku me namazin:

“Andaj, falu për Zotin tënd dhe ther kurban (vetëm për Të)!” 108:2

Mendimi i cili thotë se është e obligueshme prerja e kurbanit për atë i cili ka mundësi është mendimi fortë duke u bazuar në shumë prova sepse feja i ka dhënë rëndësi shumë kësaj vepre.

Shpërndaje: