Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – El-Kaluadhani

Imam Abul-Khatab Mahfudh bin Ahmad El-Kaluadhani (v. 510)
El-Hidejeh, fq. 204
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Kolegët tanë – Hanbelitë – thonë se është shumë e rekomanduar të theret kurban për Kurban Bajram. Këtë e ka thënë edhe imam Ahmed -rahimehullah- sipas transmetimeve të Hanbelit dhe Ebu Daudit. Ai ka edhe një mendim tjetër i cili thotë se therja e kurbanit është obligim për atë që ka mundësi (pasuri). Ky mendim bazohet në faktin se kujdestari i jetimit ka të drejtë të therë për të me pasurinë e tij, ashtu siç jepen zekati dhe zekatul-fitri për jetimin. Po të ishte ky veprim vetëm vullnetar, nuk do të ishte e lejuar që kujdestari të shpenzonte pasurinë e jetimit për një bamirësi të tillë vullnetare. Dhe nëse vërtetohet se ky veprim është obligim, atëherë nuk bëhet dallim midis vendasit dhe udhëtarit, as midis të riut dhe të moshuarit musliman.

Shpërndaje: