Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – El-Kanuxhi

Imam Sidik Hasan Khan El-Kanuxhi (v. 1307)
El-Meuideh El-Haseneh, fq. 40
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shumica e dijetarëve mendojnë se therja e kurbanit për Kurban Bajram nuk është obligim. Një pakicë prej tyre e konsiderojnë atë obligim dhe e vërteta është me këtë pakicë. Këtë mendim e ka përkrahur edhe imam Sheukani, siç e ka përmendur në veprën e tij “Es-Sejl El-Xherrar”. Megjithatë, ky obligim varet nga mundësia: ai që nuk ka mundësi të therë, nuk është i detyruar ta bëjë këtë.

Shpërndaje: