Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – Feuzan (1)

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Esh-Sherh El-Mukhtasar (2/584)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Flijimi për Kurban Bajram është shumë i rekomanduar. Ky akt adhurimi përbën therjen e një kafshe me qëllim afrimi tek Allahu në ditën e Kurban Bajramit dhe gjatë ditëve të teshrikut. Me këtë veprim pasohet shembulli i Ibrahimit ﷺ, të cilin Allahu e urdhëroi të sakrifikonte djalin e tij Ismailin ﷺ si një sprovë. Kur Ibrahimi ﷺ u tregua i gatshëm për të zbatuar urdhrin hyjnor, Allahu e hoqi këtë obligim dhe e zëvendësoi me një kurban të madh si shpërblim për Ismailin ﷺ. Ibrahimi ﷺ e realizoi këtë flijim dhe kjo vepër u trashëgua nga pasardhësit e tij deri në ditën e gjykimit.

Profeti Muhamed ﷺ gjithashtu flijoi dy desh për të gjallëruar sunnetin e Ibrahimit ﷺ dhe e ligjësoi këtë vepër për umetin e tij. Megjithëse nuk është një detyrim, flijimi konsiderohet shumë i rekomanduar sipas shumicës së dijetarëve.

Shpërndaje: