Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Fataua Alal-Haua 2/3-1436
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A është obligim flijimi për Kurban Bajram?
Përgjigje: Therja e kurbanit është shumë e rekomanduar sipas shumicës së dijetarëve, nuk është obligim. Imam Ebu Hanife -rahimehullah- e ka konsideruar si obligim. Megjithatë, shumica e dijetarëve thonë se është shumë e rekomanduar. Është një akt adhurimi dhe një ritual madhështor gjatë ditëve të bajramit.
Është një formë adhurimi që një musliman nuk duhet ta lërë pas dore për deri sa ka mundësi financiare. Madje është mirë edhe të marrë hua për të therur kurban përderisa është në gjendje ta kthejë borxhin.