Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – Ibn Muflih

Imam Ibrahim bin Muhamed El-Makdisi
El-Mubdi (3/297)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Sipas shumicës së dijetarëve, flijimi për Kurban Bajram është shumë i rekomanduar. Profeti ﷺ e ka inkurajuar këtë vepër.

Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- transmeton se profeti ﷺ ka thënë:

“Mua më janë bërë obligim tre gjëra, të cilat për ju janë të rekomanduara: vitri, therja e kurbanit dhe dy rekate para sabahut.”

Transmeton Ed-Darakutni.

Imam Ahmedi ka edhe një mendim të dytë, sipas të cilit therja e kurbanit është obligim. Këtë mendim e ka pasur edhe Ebu Bekër [Abdul-Aziz]. Ky mendim bazohet në fjalët e profetit ﷺ:

“Kush ka mundësi dhe nuk ther kurban, të mos i afrohet vendfaljes sonë.”

Transmeton Ahmedi (1/321), Ibn Maxheh (3123), Ed-Darakutni (2/545) dhe Hakimi (4/231).

Ai ka edhe një mendim të tretë që thotë se është obligim vetëm për atë që nuk është udhëtar.

Ka edhe një mendim të katërt që thotë se ai që ka mirëqenie ekonomike duhet të therë kurban. Këtë e kuptoi Ebul-Khatabi si obligim por në të vërtetë nuk është kështu. Kjo vetëm tregon se çështja është e gjerë dhe e diskutueshme por jo se vepra është obligim.

Shpërndaje: