“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – Bin Baz

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Mexhmu Fataua ue Makalat Mutanauuiah (18/36)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të therur kafshë në Kurban Bajramin? A mëkatojmë nëse nuk therim kur kemi mundë ta bëjmë këtë?

Përgjigje: Për personin i cili i ka kushtet e mira ekonomike kjo është sunnet. Kjo nuk është e detyrueshme. Profeti ﷺ theri dy desh, njëri ishte i bardhë e tjetri ishte i zi. Edhe sahabët e bënë një gjë të tillë kur profeti ﷺ ishte gjallë dhe pas vdekjes së tij.

Shpërndaje: