Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetuaja nr. 6355/8
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë është gjykimi për të treguar gënjeshtra, nëse askush nuk dëmtohet nga to?
Përgjigje: Gënjeshtra është e ndaluar tërësisht, me përjashtim të rasteve që janë të përjashtuara nga sheriati islam, e që nuk përfshin në atë që përmendet në pyetje. Ky ndalim është i bazuar në argumentet e përgjithshme, siç është fjala e Allahut:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!”9:119
Në sahihun e Buhariut dhe atë të Muslimit, por edhe në libra të tjerë të haditheve, transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi radijAllahu anhu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Me të vërtetë thënia e të vërtetës të çon në bërjen e veprave të mira dhe veprat e mira të çojnë në xhenet! Vërtet, njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në fjalë e vepra) derisa shkruhet tek Allahu i sinqertë. Ndërsa me të vërtetë gënjeshtra të çon në shthurje dhe ligësi, dhe shthurja dhe ligësia të çojnë në zjarr! Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtar.”
Transmeton Bukhari (6094) dhe Muslimi (2607).
Është treguar gjithashtu se Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Gënjeshtra është gabim, pavarësisht nëse bëhet seriozisht, apo me shaka. Lexojeni ajetin:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ اتَّقُواْ اللّهَ وَكُونُواْ مَعَ الصَّادِقِينَ
“O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe jini me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” 9:119
Pas kësaj, a gjeni për dikë ndonjë lehtësim kur ai gënjen?!”