Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për të therur kafshë për Kurban Bajram – Ibnu Tejmijeh

Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu-ul-Fataua (23/162)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Lidhur me therjen për Kurban Bajram, ajo është obligative sipas mendimit që duket të jetë më i saktë. Ky veprim është një nga ritualet më të mëdha të Islamit, një adhurim i përgjithshëm në të gjitha vendet dhe një adhurim që përmendet bashkë me namazin kur Allahu thotë:

“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” El-Enam, 6:162

“Andaj, falu vetëm për Zotin tënd dhe ther kurban!” 108:2, El-Keuther

Ai e urdhëroi therjen ashtu siç e urdhëroi edhe namazin.

Allahu -te ala- gjithashtu ka thënë:

“Për çdo popull, Ne kemi caktuar një ritual, që ata të përmendin emrin e Allahut gjatë flijimit të kafshëve që Ai ua ka dhuruar për ushqim. Zoti juaj është një Zot i vetëm prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur.” El-Haxh, 22:34

“Devetë dhe gjedhët i kemi bërë për ju si një nga ritet e Allahut për flijim dhe ju keni dobi nga ato. Prandaj përmendeni emrin e Allahut mbi ato ndërsa i radhisni në këmbë (për t’i therur). Kur ato të bien në tokë, hani prej (mishit të) tyre dhe ushqeni edhe atë që lyp, edhe atë që nuk lyp. Kështu pra Ne i kemi vënë ato në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës. Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre por arrin përkushtimi juaj. Kështu, Ai i ka vënë ato në shërbimin tuaj që ju ta madhëroni Allahun sepse ju ka udhëzuar. Dhe jepu lajmin e mirë punëdrejtëve!“ El-Haxh, 22:36-37

Ky veprim është nga feja e Ibrahimit ﷺ, të cilën jemi urdhëruar ta ndjekim. Nëpërmjet këtij veprimi përkujtohet ngjarja kur Ibrahimi ﷺ deshi të flijonte Ismailin ﷺ. Si mund të jetë atëherë e lejuar që të gjithë muslimanët të mos therin kurban? Që askush të mos ther kurban është më serioze sesa që askush të mos shkojë në haxh për disa vite.

Shpërndaje: