Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për t’i dhënë dhurata vetëm vajzave

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Muntaka (3/125)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë kam disa djem dhe disa vajza. A është e lejuar për mua që t’u jap dhurata vetëm vajzave e jo djemve të cilët punojnë. Kurse djemtë e kanë zakon të më japin mua gjëra të ndryshme, por unë nuk i marrë ato. Dhe vajzat e mia janë të martuara.”

Përgjigje: “Profeti (sal Allahu alejhi ue selam) urdhëroi që dhuratat të ndahen në mënyrë të drejtë në mes të fëmijëve. Ai (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kini frikë Allahun dhe jini të drejtë me fëmijët tuaj.” Buhari 3/134

Nuk është e lejueshme për prindin që të dallojë disa prej fëmijëve me dhurata. Ai është i detyruar që t’i shpërndajë ato njësojë mes tyre dhe t’i trajtojë të gjithë ata në mënyrë të drejtë, gjë të cilën Allahu (azze ue xhel) e ka urdhëruar. Kjo vlen edhe pse disa punojnë në krahasim me të tjerët. Drejtësia është obligim.”

Shpërndaje: