Imam Muvaffak-ud-Din bin Kudameh el-Makdisi
Burimi: el-Mughni (4/315)
www.perlatmuslimane.com
Është e lejuar t’ia japësh zekatul-fitrin të afërmëve të cilët kanë të drejtë të marrin zekatin.
Ata që nuk kanë të drejtë të marrin nga zekatul-fitri janë:
1. I pasuri.
2. Trashëgimtari. [1]
3. Gjithë të tjerët që nuk u lejohet të marrin pjesë nga zekati.
Megjithatë, është e lejueshme për t’ia dhënë zekatul-fitrin atyre tetë grupeve [2], sepse zekatul-fitrini është lëmoshë që krahasohet me lëmoshën e zakonshme.
[1] Imam Ibn Kudameh ka thënë: ”Ndërsa të afërmit e tjerë janë ata që nuk kanë të drejtë të trashëgojnë. Është e lejuar t’u jepet zekati atyre.” (El-Mugni (4/99).
[2] Këto tetë grupe janë përmendur në fjalën e Allahut (te ala):
”Zekati u takon vetëm: të varfërve (që s’kanë fare), të ngratëve (nevojtarëve), punonjësve (që e tubojnë zekatin), atyre që duhen përfituar zemrat (të dobëtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirimin nga robëria, për ata që janë në borxhe, luftëtarëve në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu është i Gjithëditur, më i Urti Gjithëgjykues.” (9:60).