Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për t’u dhënë selam Rafidave, apo t’ua kthejmë atyre selamin?”
Përgjigje: ”Përgjigja varet nga gjykimi mbi Rafidat në formë të përgjithshme, se a janë ata prej myslimanëve apo prej kufarëve? Ata që besojnë se ata janë myslimanë, u jep selam atyre, e që nënkupton se edhe ua kthen selamin.
Mirëpo, nëse nuk i konsideron se ata janë myslimanë por janë kufarë, ai nuk duhet t’u jep selam atyre i pari. Ndërsa ai duhet t’ua kthej atyre selamin, por në formën e detajuar e të njohur, për të cilin nuk është koha të merremi tani me të.
Unë personalisht nuk jam ai i cili bëj tekfir ndaj një umeti, grupi e kombi të tërë, për të cilët ne e dimë plotësisht se ata dëshmojnë se nuk ka Zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Allahut. Pra, unë nuk jam në mesin e atyre që guxojnë të bëjnë tekfir në formë gjithëpërfshirëse. Nëse patjetër duhet të bëjmë tekfir, kjo duhet të jetë e veçantë për çdo individ. Pra, pasi të na është bërë neve e qartë se së pari në të ka elemente që e bën atë kafir dhe së dyti pasi që t’i është sqaruar e vërteta sipas sheriatit. Diçka e tillë me të cilin edhe ti ndoshta je dakord, nuk është e lehtë për të ndodhur.
Në këtë rast, përgjigjja praktike është: lejohet për t’u dhënë atyre selam, e që nënkupton se ua kthen edhe selamin, duke pasur për qëllim bashkimin-përafrimin e zemrave, dhe se ne nuk e dimë nëse atyre ju ka arritur e vërteta ose jo në mënyrë që të bëjmë tekfir mbi ta për devijimet e tyre. Kjo është përgjigja ime.”