Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A bën mëkat gruaja nëse dëshiron të ndahet nga burri i cili dëshiron të martohet me një grua të dytë?”
Përgjigje: “Në qoftëse ajo u martua me të me kusht që ai të mos martohet me një grua të dytë dhe ai e bën këtë, atëherë ajo ka të drejtë të ndahet.Por në qoftë se ajo nuk ka përcaktuar atë si një kusht, atëherë, ajo nuk ka të drejtë për tu ndarë. Sepse ajo dëshiron të ndahet nga ai për shkakse burri martohet me një grua të dytë, edhe pse ai nuk i ka bërë asaj padrejtësi në trajtimin e saj. Në këtë rast nuk është e lejueshme për të që të kërkojë divorcin. Pasiqë Allahu ia ka lejuar atij të martohet më me shumë se një grua, ti nuk duhet ta kritikosh atë për përshkak të veprimit të asaj që është e lejuar. Por nëse burri shkel kufijtë dhe e trajtonë gruan në mënyrë jo të drejtë, ajo duhet të kërkojë të drejtën e saj. Por jo parimisht të kërkohet divorci. Le të jetë divorci rrugëzgjidhja e fundit.”