Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/ar/node/16411
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A është prej arsyeve sheriatike që gruaja të kërkojë të ndahet nga burri i cili dëshiron të martohet me një grua të dytë?
Përgjigje: Në qoftë se ajo u martua me të me kusht që ai të mos martohet me një grua të dytë dhe ai e bën këtë atëherë:
“Muslimanët i përmbahen marrëveshjeve të tyre.” (hadith i saktë).
(atëherë ajo ka të drejtë të ndahet).
Por në qoftë se ajo nuk ia ka vendosur këtë kusht atëherë ajo nuk ka të drejtë ta ndalojë atë nga një gjë e lejuar. Kjo është diçka e lejuar. Kjo është drejtë e tij. Por ai është i obliguar të jetë i drejtë ndaj tyre.