Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi për vënien e spirales

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fet’h-urr-Rrabb el-Uedud (2/300)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejueshme përdorimi i spirales për një kohë të kufizuar? Kjo për shkak të ushqimit dhe kujdesit sa më të mirë të fëmijës së parë? Sepse është e njohur se pilulat kundër shtatzënisë, bëjnë që qumështi i nënës të ngjizet!

Përgjigje: Unë nuk shoh asnjë pengesë fetare në këtë, nëse qëllimi është që të gruaja të ketë shtatzëni të rregullt e të planifikuar, por të mos ketë kufizim në numrin e fëmijëve. Megjithatë, është më mirë që çështja të lihet në mbështetje tek Allahu.

Kam dëgjuar se sterilizimi dhe spiralet mund të shkaktojnë kancer. Kështu, që është më mirë për tu shmangur këtyre gjërave. Përveç kësaj mjeku nuk duhet të shohë në auretin e gruas në qoftë se nuk ka nevojë për këtë (gjatë vënies së spirales apo lidhjes).

Shpërndaje: