Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi që femrat të merren me sportin

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://youtu.be/RudFLCP95TE

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një grua nga Iraku pyet: Çfarë është gjykimi mbi sportin e grave?”

Përgjigje: “Kjo varet. Është e lejuar vetëm nëse zhvillohet ndërmjet grave dhe nuk është kundër Sheriatit. Për shembull vrapimi në një vend ku burrat nuk lejohen të shkojnë. Një tjetër shembull është noti në shtëpitë e tyre ose në pishina ku nuk lejohen burrat. Nëse burrat nuk mund t’i shohin, as të bien në kontakt me to, kjo është e lejuar.

Por nëse kjo praktikohet nga burrat dhe gratë bashkërisht apo nëse burrat mund t’i shohin gratë, kjo nuk është e lejuar. Është e lejuar, nëse është special vetëm për gratë dhe nuk ndodhin mëkate të tjera, dhe nëse kjo nuk ndodh në mesin e burrave, në një mënyrë që vendi të është i fshehur dhe larg nga burrat. Kjo përfshin vrapimin, notin dhe të gjitha llojet e tjera të sportit.”

Shpërndaje: