Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gjykimi që gratë të vallëzojnë me njëra-tjetrën në ahengje të ndryshme?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-muntaka min fataua Salih bin Fauzan (171-172/3)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi që gratë të vallëzojnë me njëra-tjetrën në dasma dhe ahengje të tjera? Na sjell dobi, Allahu të shpërbleftë.”

Përgjigje: “Nuk ka asnjë rrezik që gratë të vallëzojnë gjatë dasmës dhe që ato ti bien defit (daulle e posaçëm) me kengë të pa dëmshme, sepse kjo është nga publikimi i martesës gjë të cilën Sheriati e ka sjellur. Por kusht është që kjo të ndodh vetëm në mesin e grave menjë zë të ulët që nuk ngritet apo të arrijë jashtë vendit ku gjenden. Dhe gjithë ashtu të jenë të veshura që asgjë të mos shfaqet nga avreti i gruas gjatë valles, si kërciri i saj, krahët dhe pjesë tjera të trupit. E vetmja gjë që duket duhet të jetë ajo që gratë myslimane zakonisht u´a shfaqin grave tjera të pranishme.”

Shpërndaje: